Please enter at least 3 characters.

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban-Bajramin

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut u fal në orën 04:20, ndërsa namazi i Kurban-Bajramit në orën 05:35.

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë, nga ora 09:00 deri në 12:00.