Sondazhi nga RTV Dukagjini për Suharekën: Bali Muharremaj (AAK) - 65.8%, Ardian Shala (LDK) - 21.4%, Salih Zyba (LVV) - 8.0% dhe Murtez Zekolli (PDK) - 4.8%
13/10/2021
RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Suharekën, i cili është realizuar nga UBO Consulting.
Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Bali Muharremaj i AAK-së ka dalë i pari me 65.8% në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta në periudhën 9 tetor - 12 tetor 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:
Bali Muharremaj – AAK: 65.8%Ardian Shala – LDK:21.4%Salih Zyba – LVV: 8.0%Murtez Zekolli – PDK:4.8%
RTV Dukagjini ka porositur sondazhe nga 12 komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Telegrafi/


