Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Pogba nuk largohet, duam ta ndërtojmë skuadrën rreth tij

2019/04/PaulPogba-1man.jpg
275:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - MARCH 16: Paul Pogba of Manchester United reacts following defeat in the FA Cup Quarter Final match between Wolverhampton Wanderers and Manchester United at Molineux on March 16, 2019 in Wolverhampton, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Paul Pogbas apo kthimin e tij te Juventusi.

Spekulimet për largimin e mesfushorit francez nga Old Traffordi ishin rikthyer gjatë pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve, pasi lojtari kishte shprehur admirimin e tij për Real Madridin dhe Zonjën e Vjetër.

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Ai nuk ka folur për vetveten", ka thënë Solskjaer të hënën, i cili është cituar nga BBC Sport.

"Fjalët e tij ishin se kushdo do të dëshironte të luajë për Real Madridin. Paul është i lumtur këtu, ai po luan mirë".

"Do të jetë pjesë e madhe e projektit. Gjithkush dëshiron ta ndërtojë skuadrën rreth tij dhe kjo nuk ka ndryshuar aspak", ka shtuar norvegjezi. /Telegrafi/