Please enter at least 3 characters.

Sokol Haliti deklaron pasurinë: Shtëpi e trashëguar, veturë dhe kursime mbi 20 mijë euro

2024/11/sokol-halitii.png

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dorëzuar deklaratën vjetore të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), për vitin 2025.

Sipas dokumentit, Haliti posedon në pronësi të tij personale një shtëpi prej 250 m², të cilën e ka trashëguar në vitin 1995, me vlerë të deklaruar 70 mijë euro.

Në kategorinë e pasurive të luajtshme, Haliti ka deklaruar një veturë të tipit BMW, të blerë në vitin 2019, me vlerë 15,000 euro.

Kryetari Haliti ka deklaruar kursime në vlerë 20,540.32 euro, ndërsa nuk ka asnjë detyrim financiar të raportuar ndaj personave fizikë apo juridikë.

Në aspektin e të ardhurave vjetore, në AKK deklarohet se Haliti ka përfituar 14,659.44 euro nga paga si kryetar i komunës, ndërkohë që ka deklaruar se nuk është i angazhuar në asnjë institucion tjetër publik apo privat dhe nuk ka përfituar të hyra shtesë.

Të ardhurat e bashkëshortes së tij, e punësuar në Shkollën e Mesme Profesionale “Januz Zejnullahu”, kapin shumën 7,188.72 euro, ndërsa dy fëmijët e tij që jetojnë në bashkësi familjare kanë përfituar përkatësisht 20,760 euro nga Cakolli Grup SH.P.K dhe 529 euro nga Gjirafa Team.

Ndryshe, ai nuk ka raportuar zotërim të aksioneve në ndonjë shoqëri tregtare, nuk posedon letra me vlerë apo kriptovaluta, dhe nuk ka bërë ndonjë donacion për parti politike. /Telegrafi/