Please enter at least 3 characters.

Skuadrat e mëdha italiane pas sensacionit holandez Boadu

2020/03/GettyImages-1178952947.jpg
252:"ALKMAAR, NETHERLANDS - OCTOBER 03: Myron Boadu of AZ Alkmaar in action during the UEFA Europa League group L match between AZ Alkmaar and Manchester United at AFAS-Stadium on October 03, 2019 in Alkmaar, Netherlands. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Myron Boadu është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit holandez.

Sulmuesi i talentuar është duke bërë një sezon të madh me AZ Alkmaar në Eredivisie ku me golat e tij po e mbanë skuadrën në garë për titull.

19-vjeçari ka shënuar 20 gola në të gjitha garat teksa ka shtuar edhe 13 asistime.

Qendërsulmuesi holandez ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane si Juventus, Roma dhe Milan që po e monitorojnë atë.

Myron Boadu. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Boadu shihet si e ardhmja e futbollit holandez dhe AZ Alkmaar po pret që çmimi i tij të rritet ende deri në fund të sezonit.

Klubi i madh holandez shpreson që në fund ta shes yllin e tyre për një shumë mbi 30 milionë euro.

Gjithsesi lojtari nuk kërkohet vetëm nga ekipet e mëdha italiane, pasi interesim kanë shfaqur edhe Newcastle United, Manchester United, Borussia Dortmund dhe Schalke 04. /Telegrafi/