Please enter at least 3 characters.

Skerdi lanson këngën "S'e kam prit"

2018/06/Skerdi-e1529773493349.jpg

"S'e kam prit" titullohet kënga më e re e Skerdi Agos që është lansuar në versionin audio.

Është një këngë verore e realizuar nga produksioni Redbox Entertainment.

Vetë këngëtari e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, e cila ka kohë që është paralajmëruar për fansat e tij.

Në YouTube është publikuar versioni audio i shoqëruar me një video me tekst të realizuar nga Florid Imeraj.

"Show" ishte projekti i mëparshëm i Skerdit që u lansua në fund të muajit prill.

Ajo këngë ishte kompletuar menjë videoklip të xhiruar nga Max Production.

Ndërsa "Tradhtare" ishte njëri prej hiteve të Skerdit që u publikua në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/