Skenë kaotike në Sidnei, rrahje masive në një dasmë – përfshihen mbi 100 dasmorë
Një grua u dërgua me urgjencë në spital pasi u përfshi në një përleshje natën vonë në një vend të njohur dasmash.
Policia u thirr në qendrën Liberty Place në Bankstown në jugperëndim të Sidneit rreth orës 23:00 të së shtunës, pas raportimeve për një grindje.
Mësohet se deri në 100 persona janë përfshirë në përleshje, transmeton Telegrafi.
“Me të mbërritur, policëve iu tha se disa njerëz ishin përleshur”, thuhej në një deklaratë të policisë.
Një grua, 45 vjeç, u trajtua në vendngjarje nga mjekët dhe u dërgua në spitalin Bankstown në një gjendje të qëndrueshme.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan dhjetëra të ftuar, duke përfshirë nusen të mbledhur jashtë vendit të ngjarjes, ndërsa policia mundohej ta vente nën kontroll situatën.
Ata gjithashtu po hetojnë se çfarë shkaktoi sherrin. Asnjë arrestim apo akuzë nuk është ngritur ende. /Telegrafi/
https://youtube.com/shorts/x_-CU5wvq4Q?si=jZQA_D2bhHfg0B3P


