Please enter at least 3 characters.

Skenderaj, arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë

2023/04/policia-kosoves-1280x720-1-1024x576-1-600x360-1.png

Policia e Kosovës njofton se një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Skenderaj.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të ndodhur në fshatin Rezallë me një shufër metali ka sulmuar viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.

Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 67 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E .A., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor./Telegrafi/