Skandali i Imane Khelif i ka hedhur turp të përjetshëm KON-it
Çështja e boksieres algjeriane Imane Khelif ka shkaktuar një nga debatet më të mëdha në historinë e Lojërave Olimpike, pas publikimit të analizave gjenetike që konfirmuan se ajo kishte kariotip mashkullor (XY).
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), megjithëse ishte në dijeni të rezultateve që prej vitit 2023, nuk mori asnjë masë, duke i cilësuar testet si “të paligjshme” dhe duke nënkuptuar një komplot rus.
Reagimi i IOC-së është cilësuar nga analistët si neglizhencë e rëndë, pasi lejoi një sportiste me avantazh biologjik të rrezikonte fizikisht jetën e kundërshtareve të saj në ring – përfshirë italianen Angela Carini, e cila pas humbjes tha duke qarë: “Nuk është e drejtë.”
Nicola Adams, kampione olimpike britanike dhe një nga kritiket më të zëshme të pjesëmarrjes së Khelif, deklaroi se "mund të fle e qetë", pas konfirmimit zyrtar të anomalive gjenetike të sportistes algjeriane. Adams, dikur e turpëruar publikisht për qëndrimin e saj, rezultoi e drejtë.
Në një sport si boksi, ku forca fizike është faktor vendimtar, vendimi i IOC-së për të privilegjuar identitetin gjinor të vetëdeklaruar mbi sigurinë fizike të grave, shihet si një nga tradhtitë më të mëdha të sportit ndaj vetë parimeve të tij.
Deklarata e IOC-së, që ia kalon përgjegjësinë federatave ndërkombëtare dhe shmang pyetjet kryesore, është cilësuar si “absurde” nga komentuesit sportivë dhe një përpjekje për të shmangur llogaridhënien për një çështje me pasoja të rënda. /Telegrafi/


