Please enter at least 3 characters.

Situata politike në vend, Veseli takime me Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të PDK-së

2017/05/PDK-konference-Kadri-Veseli-foto-Ridvan-Slivova-14-e1494337048555.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pritet të zhvillojë takime me Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të PDK-së, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve, takimi me Kryesinë do të mbahet sonte në orën 20:00, ndërsa me Këshillin Drejtues nesër në orën 8:00 të mëngjesit, në Selinë Qendrore të PDK-së.

Arsyeja e këtyre takimeve ka të bëjë me qëndrimin e PDK-së, karshi situatës aktuale politike.

Ndryshe, të gjithë deputetët e PDK-së janë urdhëruar që të rrinë në Kosovë pasi që në çdo moment mund të ftohen në takim nga kryetari i partisë. /Telegrafi/