Please enter at least 3 characters.

Sipas bastoreve, kush është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve?

2019/03/GettyImages-691907188-e1552563274176.jpg
244:"CARDIFF, WALES - JUNE 03: The Champions League Trophy is seen prior to the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Tashmë dihen tetë skuadrat që janë plasuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në garë kanë mbetur katër klube të Anglisë dhe nga një prej Spanjës, Italisë, Portugalisë dhe Holandës.

Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham Hotspur, Juventus, Barcelona, Porto dhe Ajax janë klubet që do të luftojnë për një katër vende të gjysmëfinales së garës më prestigjioze evropiane për klube.

Edhe bastoret sportive kanë ndryshuar kuotat se cila skuadër do të shpallet kampion në fund të sezonit në këtë garë.

Citizens janë favoritë kryesor me një koeficient 3.55 ndërsa pasohet nga Barcelona 4.33 kurse i treti është Juventusi me 4.5.

Pas tyre vjen Liverpooli, i cili kuotohet me 6.5 gjersa United ka 14 koeficient ndërsa Tottenhami kuotohet me 16. Skuadra që më së paku ka gjasa, sipas bastores BWIN, është Porto që kuotohet me 67.

Ndryshe, shorti do të hidhet të premten nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës dhe secili mund të ndeshet me secilin, përfshirë edhe klubet që vijnë nga i njëjti shtet. /Telegrafi/