Please enter at least 3 characters.

Sinan Vllasaliu njofton se po tenton të keqpërdoret privatësia e tij në rrjetet sociale përmes llogarive të rreme

2020/01/sinanvllasaliu_74505675_839212686476250_2162368844805388424_n-e1579127021681.jpg

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Mirëpo së fundmi ai po përballet me një problem në rrjetet sociale, pasi persona të paautorizuar po përdorin emrin e tij, për të hapur llogari false me emrin e këngëtarin.

“Miq të dashur dikush ose më saktë dikush i papërgjegjshëm provon të dëmtojë privatësinë time në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram! Ju lutem raportoni”, ka shkruar Vllasaliu në Instagram.

I njëjti ka paralajmëruar se të shtunën do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Anxhela Peristeri.

“Ata” titullohet kënga e tyre, e cila i sjell për herë të parë dyshen në bashkëpunim. /Telegrafi/