Please enter at least 3 characters.

Simone Inzaghi takim me krerët e klubit – lejon shitjen e pesë yjeve të skuadrës

2023/06/Inter-incontro-Inzaghi-Zhang-800x560-1.jpg
231:"Inter’s President Steven Zhang (L) and coach Simone Inzaghi celebrate with the trophy after winning the Coppa Italia Final soccer match against ACF Fiorentina at the Olimpico stadium in Rome, Italy, 24 May 2023. ANSA/CLAUDIO PERI
4:"ANSA

Pas finales së Ligës së Kampionëve, Interi ka nisur punën për planifikimi e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sot presidenti Steven Zhang, bashkë me drejtorin sportiv Pierro Ausilio, janë takuar me trajnerin Simone Inzaghi.

Mësohet se palët fillimisht kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës së trajnerit, teksa ajo do të nënshkruhet në ditët në vijim.

Një gjë tjetër që bie në sy është se palët kanë rënë dakord për lojtarët të cilët mund të sakrifikohen sezonin e ardhshëm, ku pesë të tillë kanë përfunduar në listë.

Kështu Edin Dzeko do të rinovojë vetëm nëse pranon një pagë jo më të lartë se 3.5 milionë euro në sezon, shumë larg pretendimeve të boshnjakut, që synon të përfitojë 5 deri në 6 milionë euro në sezon.

Ndërkohë trajneri ka dhënë miratimin edhe për largimin e emrave si Robin Gosens, Danzel Dumfries, Marcelo Brozovic e Andre Onana, nëse në drejtim të tyre do të vijë oferta e duhur.

Po ashtu mësohet se Roberto Gagliardini dhe Danilo D’Ambrossion, nuk do të iu rinovohen kontratat. /Telegrafi/