Please enter at least 3 characters.

Simeone: Ne e humbëm lojën, jo VAR-i

2019/02/Simeone-Real-Madrid.jpg
266:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 09: Diego Simeone, Manager of Atletico Madrid looks on prior to the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on February 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone nuk pranoi të fajësonte VAR-in pasi skuadra e tij humbi 3-1 ndaj rivalëve të Real Madridit në Wanda Metropolitano.

Gjyqtari konsultoi VAR-in në tri raste, me vizitorët që thuhet se patën dobi më të madhe, me një vendim për penallti në favor të Vinicius Junior.

Përderisa VAR-i konfirmoi golin e parë të Antoine Griezmann, ai anuloi golin e Alvaro Morata pas pushimit, duke penalizuar spanjollin për një pozitë jashtë loje.

Megjithatë, argjentinasi Simeone nuk pranoi të kërkonte arsyetime, pasi skuadra e tij ra në vendin e tretë në tabelën e La Ligas.

"Zakonisht nuk flas për VAR-in. Ky do të përmirësohet me kohë për të mirën e të gjithëve", ka thënë fillimisht Simeone.

Simeone nuk i fajëson gjyqtarët, por kërkon më shumë nga skuadra e tij (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Unë nuk e kam parë përsëritjen e incidenteve në fjalë - por VAR-i nuk ishte arsyeja që kemi humbur sot".

Përkundrazi, argjentinasi preferoi t'i lavdërojë kundërshtarët e tyre dhe të kërkojë nga skuadra e tij të bëjë më shumë.

"Ishte një lojë e ashpër dhe ata ishin më të mirë se ne. Ata ishin të fortë në momentet kyçe".

"Ne ende nuk po mendojmë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Kemi pasur dy humbje të dhimbshme, luajmë Rayon javën e ardhshme dhe duhet të përmirësohemi dhe të marrim veten shpejt", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/