Please enter at least 3 characters.

Simeone: Humbja e Hernandezit më keqe se e Griezmannit

2019/10/Simeone.jpg

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se humbja e Lucas Hernandez te Bayern Munich këtë verë ishte humbja e tyre më e madhe.

Simeone thotë se largimi i tij e dëmton më shumë klubin sesa transferimi i Antoine Griezmann te Barcelona.

"Largimi që na dëmtoi më shumë ishte Lucas, i cili ishte një djalë nga akademia", ka thënë fillimisht Simeone për Cadena Ser.

"[Më dhemb] më shumë se largimi i Griezmannit".

Pavarësisht se ndjehej sikur kalimi i francezit te Barcelona nuk ishte më i dhimbshmi për humbjet e tyre gjatë verës, Simeone kishte vetëm gjëra të mira për të thënë për sulmuesin e ri të Barcelonës.

"Kam folur me të me rastin që kur ai u largua".

"Ai është aty ku dëshiron të jetë. Është një djalë i përulur që nuk flet shumë, është i qetë dhe i gëzuar".

"Nuk kam dyshim se ai do të përfundojë duke bërë mirë atje, por tani gjithçka varet nga [Ernesto] Valverde, jo unë", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/