Please enter at least 3 characters.

Simeone: Bëmë histori, jemi të lumtur që kaluam në finale

2018/05/Simeone-Atletico.jpg
281:"MADRID, SPAIN - MAY 03: Diego Simeone, Coach of Atletico Madrid reacts after winning the UEFA Europa League Semi Final second leg match between Atletico Madrid and Arsenal FC at Estadio Wanda Metropolitano on May 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simene ka folur pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Arsenalit, ku skuadra e tij e fitoi për të kaluar tutje në finale të Ligës së Evropës, ku do ndeshet me Marseillen.  

Atletico Madrid ka fituar ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Wanda Metropolitano.

Kjo fitore dhe kalimi në finale të kësaj gare të madhe evropiane e ka lumturuar trajnerin argjentinas Simeone, i cili ka thënë se skuadra ka bërë historinë.

"Historia është bërë në këtë ndeshje dhe stadiumi duhet të jenë fortesa jonë. Ato janë për aq ndeshje të mëdha dhe fitore të mëdha si kjo", ka thënë fillimisht Simeone.

Festa e Costas pas golit të fitores (Getty Images)

"Ndjeja se si ishte atmosfera. Tifozët ishin me ne në çdo hap të rrugës, ata e dinin se i deheshin skuadrës dhe kjo është një nga faqet e para që kemi shkruar në historinë e Metropolitanos".

"Ne jemi të kënaqur që jemi në finale, kemi dashur të kthehemi në finale që nga e  fundit që arritëm".

"Skuadra u përgjigj aq mirë javën e kaluar, ata vuajtën, [portieri Jan] Oblak kishte një lojë të mrekullueshme - por kjo është ajo që ndodh në këto mbrëmje të mëdha".

"Ne punuam mirë këtë javë dhe ndjehemi mirë që po shkojmë përpara në këtë mbrëmje", përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/