Please enter at least 3 characters.

Silva: Mbappe ka mundur të më bashkohet te Man City

2018/02/Bernardo-Silva.jpg
281:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 14: Bernardo Silva of Manchester City celebrates scoring his sides seventh goal during the Premier League match between Manchester City and Stoke City at Etihad Stadium on October 14, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva beson se ish-bashkëlojtari i tij te Monaco, Kylian Mbappe, mund të ishte bashkuar me të në Angli.

Mbappe u largua nga Monaco në javën e fundit të tregut të verës për të nënshkruar për Paris Saint-Germain në huazim.

Huazimi përfshinte një klauzolë e cila e sheh francezin të bëhet lojtar i PSG-së pas sigurimit të mbijetesës nga parisienët dhe tani këta të fundit duhet t'i paguajnë plot 180 milionë euro për shërbimet e tij.

Silva, i cili gjithashtu e la Monacon verën e kaluar, pranon se ishte i vetëdijshëm se Man City gjithashtu ishte i interesuar në shërbimet e Mbappes.

Mbappe dhe Silva duke festuar një gol te Monaco (Getty Images)

"Kylian ka shkuar në një klub shumë të mirë. Ai u bashkua me një skuadër shumë të mirë", ka thënë fillimisht Silva për RMC.

Cavani – Mbappe – Neymar, treshja vdekjeprurëse e PSG-së (Getty Images)

"Ai është shumë i mirë tani dhe ne jemi shumë të lumtur për të".

"E dija që zgjedhja e tij ishte mes Real Madridit dhe PSG, kemi biseduar edhe për Manchester City, por tani nuk mund të flasim për këtë", përfundoi portugezi.

Ndryshe, Mbappe te PSG-ja e ka krijuar një treshe vrasëse në sulm, së bashku me Neymar dhe Edinson Cavani, ku së bashku i kanë shënuar më shumë se 60 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/