Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina nuk ka të ndalur, transferon një ish-lojtar të NBA

2016/01/sigal-prishtina-nuk-ka-t-euml-ndalur-transferon-nj-euml-ish-lojtar-t-euml-nba_hd.jpg

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit në Facebook përmes kësaj komunikate të cilën po ua paraqesim në vazhdim:

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi edhe me reprezentuesin e Bosnës, Edin Bavčić. Bavčić, 208 cm, në draftin e NBA-së të vitit 2006 ishte draftuar nga skuadra e Toronto Raptors dhe në vitin 2012 me New Orleans Hornets. Së fundmi, në korrik 2014 Brooklyn Nets i kanë të drejtat e gjigantit boshnjak, Edin Bavčić.

Bavčić gjatë karrierës së tij ka luajtur në ekipe me renome në ligën e Bosnës, Turqisë, Bundesligës Gjermane, Serie A e Italisë, LNB Pro A të Francës, Ukrainë dhe Greqi.

Ai po ashtu është edhe përfaqësues i Bosnës që nga viti 2005 duke marrë pjesë në FIBA Eurobasket 2005, 2011 dhe 2013.

Edin Bavčić do ti bashkohet KB SIGAL Prishtinës gjatë javës”. /Telegrafi/