Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina në Gjevgjeli për fitore

2016/01/sigal-prishtina-n-euml-gjevgjeli-p-euml-r-fitore_hd.jpg

Kampionia e Kosovës ndeshjen e parë kundër skuadrës maqedone e ka fituar me rezultat bindëse 85-61, megjithatë, prishtinasit edhe në përballjen e kthimit synojnë fitore, dhe se nuk ketë duel nuk do të hyjnë që të mbrojnë rezultatin e lojës së parë.

Trajneri i kryeqytetasve, Ilievski ua ka bërë të qartë lojtarëve të tij se duhet dhënë maksimumin në ndeshjen e kthimit për të arritur në finalen e kësaj garë të madhe ballkanike.

“Në Gjevgjeli duhemi të lejmë shpirtin në parket dhe në këtë duel synojmë vetëm fitore, e jo për ta mbrojtur rezultatin e lojës së parë”, ka thënë Ilievski.

Përballja mes Kozuvit dhe Sigal Prishtinës nis në orën 19:00. /KosovaPress/