Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina edhe tre shqiptarë në ekip

2016/01/sigal-prishtina-edhe-tre-shqiptar-euml-n-euml-ekip_hd.jpg

Sigal Prishtina është ekipi më aktiv në afatin kalimtar. Deri më tani kryeqytetasit janë përforcuar me shtatë lojtarë, por këta nuk janë të vetmit.

Te kryeqytetasve pritet të vijnë në prova edhe tre basketbollistë vendor. Bëhet fjalë për Shemsedin Bytyqin, Arbër Tolajn dhe Gazmend Sinanin, ka bërë të ditur Florian Miftari për Koha Ditore.

Edicionin e fundit, Arbër Tolaj, ka qenë pjesë e skuadrës gjermane, Pohenix Hagen, në Bundesligë.
Bytyqi ishte në skuadrën italiane, Reggio Emilia, derisa Sinani ka luajtur në kampionatin suedez, te Helsingborgu. /Telegrafi/