Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina e nis me fitore Ligën Ballkanike

2016/01/sigal-prishtina-e-nis-me-fitore-lig-euml-n-ballkanike_hd.jpg

Bardhekaltërit e nisën më mirë ndeshjen dhe e kontrolluan lojën duke triumfuar në të dy çerekët e parë, ku në përmbyllje të pjesës së parë rezultati qëndronte 42-34 në të mirë të vendasve.

Çereku i tretë ishte periudha kur shpërthyen Bardhekaltërit me gjithsej 29 pikë, duke mos e lënë skuadrën e Vllaznisë të shënojnë më shumë se 11 pikë, teksa e ngritën epërsinë e tyre edhe më shumë.

Në periudhën e fundit trajneri i Sigal Prishtinës, Sabit Hadzic, futi në lojë disa lojtarë me minutazh më të vogël, si Leonard Mekaj dhe Fisnik Rugova, pasi fitorja ishte e sigurt, ndërsa skuadra mysafire pati mundësi që të shënojë pak më shumë pikë. Ndeshja përfundoi me rezultat 85-59.

Më të dalluarit në këtë takim ishin Blerim Mazreku me 22 pikë dhe Edin Bavcic me 19 sosh. /Telegrafi/