Sigal Prishtina e feston titullin duke luajtur futboll (FOTO)
19/05/2015
Ndeshja e tretë finale e play-offit të Superligës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Pejës u ndërpre në gjysmë, pasi që këta të fundit u tërhoqën nga loja, dhe sot Komesari i Garave vendosi që ta dënojë Pejën dhe Prishtinës t’ia dhurojë titullin e kampionit.
Bardhekaltërit edhe pse iu gëzuan shumë këtij titulli, ata nuk organizuan ndonjë festë të madhe për të, mirëpo festuan duke luajtur futboll ndërmjet vete. /Telegrafi/


