Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina, 51 pikë epërsi ndaj Vëllaznimit

2016/01/sigal-prishtina-51-pik-euml-ep-euml-rsi-ndaj-v-euml-llaznimit_hd.jpg

Sigal Prishtina ka regjistruar fitore të thellë prej 102-51 për t’i argëtuar tifozët e vet në palestër.

Pas pranimit të Kosovës në FIBA, klubi mori vendim që tifozët të mos i paguanin biletat për ta parë ndeshjen.

Natyrisht se skuadra i është gëzuar këtij triumfi, ndërsa në faqen e tyre në Facebook shkruan: “Fitorja e parë pas pranimit të Kosovës në FIBA”.

Sigal Prishtina vazhdon kryesimin në tabelën e ETC Superligës në Basketboll, me katër pikë më shumë se Peja që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/