Please enter at least 3 characters.

Si ta kontrolloni zemërimin tuaj: udhërrëfyes për fjalosje me argumente

2017/06/1-87.jpg
623:"BETTER WITH YOU - "Better with Fighting" - When Casey and Mia have their first fight as an engaged couple, Casey implements his plan that stops all arguments cold. In an effort to help, Maddie decides to show them how arguing can actually be healthy for a relationship, but ends up exposing a fault in her own nine-year relationship with Ben. Meanwhile, the longtime married Vicky and Joel quietly resolve their arguments by simply hiding each other's things, on "Better with You," WEDNESDAY, OCTOBER 13 (8:30-9:00 p.m., ET) on the ABC Television Network. (Photo by Danny Feld/ABC via Getty Images) JAKE LACY, JOANNA GARCIA
20:"ABC via Getty Images

Të gjithë e dimë se çfarë janë fjalosjet – ato ndodhin çdo ditë.

Qoftë nëse jeni të zemëruar me partnerin, të bezdisur nga kolegu apo thjeshtë nuk pranoni që vetëm ju ta pastroni shtëpinë e shoku juaj i dhomës jo, ndonjëherë thjesht nuk ka mundësi ta shmangni ballafaqimin.

Dhe, pavarësisht se shpeshherë këto ballafaqime mund të shpijnë deri te ndarja me partnerin, prishja me shokun e dhomës, etj., ndonjëherë fjalosjet mund të kthehen edhe në diskutime produktive të cilat mund t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje pozitive.

Prandaj, Telegrafi ju sjellë më poshtë disa këshilla se si të silleni gjatë një fjalosjeje, në mënyrë që “britmat” e një debati t’i shndërroni në diskutime të qeta:

Mendoni mirë para se të flisni diçka Një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit i bëjnë gjatë fjalosjeve është se fillojnë të bërtasin çfarëdo që u vjen ndërmend, por që më vonë i bien pishman për fjalët e tyre.

Ju mund ta ndjeni nevojën për ta quajtur dikë “budalla” apo “dembel” gjatë një momenti të nxehtë, por mos harroni se këto dy fjalë mund t’i prishin krejtësisht marrëdhëniet mes juve dyve.

Prandaj, për të pasur një diskutim sa më produktiv, përpiquni të mendoni para se të flisni.

Mos e fajësoni askënd Në momentin që i thoni dikujt se ka bërë diçka gabim, ai/ajo do të fillojë ta mbrojë veten.

Duke implikuar se dikush ka bërë diçka të gabuar, ju thjesht mund ta nxehni më shumë diskutimin apo t’i ofendoni njerëzit, dhe kështu do të rezultoni edhe në prishje.

Përdorni humorin Qeshja mund ta bëjë një rrethanë të duket shumë më pak e tendosur. Ju mund të imagjinoni situata budallaqe për ta ndrequr disponimin e të dyve, apo ta thoni ndonjë shaka për ta thyer akullin.

Shmangni përdorimin e sarkazmës apo ironisë, se pse këto dyja mund të shpijnë në zemërim më të lartë. /Telegrafi/