Please enter at least 3 characters.

Si rrallëherë, Putini kërkoi falje, kur një pensioniste u ankua “për vezët” - por fajin ia la dikujt tjetër

2023/12/Screenshot_2-37.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një veprim që thuhet se e bën shumë rrallë – duke kërkuar falje kur një pensioniste iu ankua atij për çmimin e vezëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve të fundvitit të Putinit me median dhe me anëtarët e publikut që thërrisnin nga e gjithë Rusia, pensionistja Irina Akopova u shfaq e ulur në tryezën e saj të kuzhinës dhe duke iu drejtuar presidentit rus, përmes një video-lidhjeje.

Ajo u ankua se çmimet për vezët dhe mishit të pulës “ishin rritur në qiell”.

"Vladimir Vladimirovich, ki mëshirë për pensionistët! Ne nuk marrim miliona në pensionet tona...”.

Pyetja pasqyronte shqetësimin e vërtetë mes rusëve për koston e jetesës dhe erdhi pasi Putini kishte pranuar tashmë se inflacioni mund të arrijnë deri në 8% këtë vit.

“Kërkoj falje për këtë, por ky është një dështim i punës së qeverisë... Unë premtoj se situata do të korrigjohet në të ardhmen e afërt”, ka qenë arsyetimi i Putinit. /Telegrafi/