Please enter at least 3 characters.

Si mund të përfundojë Kosova në ‘grupin e vdekjes’ në Euro 2020 - kundërshtarë do të ishin Franca, Gjermania dhe Portugalia

2019/12/GettyImages-1188235185.jpg
238:"PRISTINA, KOSOVO - NOVEMBER 17: The Kosovo team pose for a photo prior to the UEFA Euro 2020 Qualifier between Kosovo and England at the Pristina City Stadium on November 17, 2019 in Pristina, Kosovo. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Si fituese e Grupit 3 të Ligës D, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje gjysmëfinale (ndaj Maqedonisë së Veriut) dhe një finale (ndaj fituesit të duelit ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë), gjithmonë nëse e fiton të parën.

Kosova nëse e kalon play-offin duke i fituar dy ndeshjet, ka mundësi që t’i ndërrohet grupi aktual ai C, por kjo është e lidhur edhe me suksesin e Rumanisë.

Në Grupi C janë aktualisht të vendosura kombëtare si Holanda, Ukraina dhe Austria.

Grupi C në euro 2020 (FOTO: UEFA)

Kjo do të thoshte se Përfaqësuesja jonë do të duhej t’i zhvillojë dy ndeshje në Bukuresht të Rumanisë (në një shtet që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës).

Kalimi në "Grupin e Vdekjes"

Por nëse Rumania kualifikohet (si fitues i Ligës A), atëherë do të përfshihet në Grupin C të ‘Euro 2020’, për faktin se ndeshjet e atij grupi do të zhvillohen në Bukuresht dhe në Amsterdam.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kjo do të bënte që Kosova (si fituesi i Ligës D) të zhvendosej në Grupin F të Kampionatit Evropian – ku nuk do të kishte kurrfarë problemi.

Kosova do të zhvendoset në Grupin F, që është bërë i njohur si Grupi i Vdekjes.

Grupi A në euro 2020 (FOTO: UEFA)

Në Grupin F radhiten Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Rrugës A të play-offs, që do të zëvendësohej me fituesin e Ligës D. /Telegrafi/