Please enter at least 3 characters.

Si ia panë hairin shuarjes së Hysit skuadrat e Ligës së Parë

2016/01/si-ia-pan-euml-hairin-shuarjes-s-euml-hysit-skuadrat-e-lig-euml-s-s-euml-par-euml_hd.jpg

Për këtë çështje foli për Arenën zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Neziri. “Hysi ka rënë në Ligën e Parë, por meqenëse ai klub nuk ekziston më, vendi i 14-të dhe i 15-të do të shkojnë në barazh, teksa i 16-ti bie direkt në Ligën e Dytë. Pra, pozita e 13-të shpëton pa barazh”, është shprehur ai për gazetën Arena. Kështu, më së shumti hairin po ia sheh Kosova e Prishtinës, e cila ka siguruar pozitën e parafundit në renditje.

Hysi nëse veç vendos t’iu rikthehet garave, atëherë këtë mund ta bëjë nga zeroja, pra nga Liga e Dytë. Llapjanët u tërhoqën nga garat e Superligës për shkak të problemeve të ndryshme, kryesisht me financa. Ata u larguan pak javë pa nisur stinori pranveror i edicionit 2013/2014. /Arena/Telegrafi/