Please enter at least 3 characters.

Si e tallën tifozët e Juventusit Conten gjatë fitores 3-0 ndaj Napolit

Juventusi arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj rivalëve të Napolit mbrëmjen e kaluar në ‘Allianz Stadium’, falë golave të Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Filip Kostiç.

Në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte tashmë i sigurt, tifozët bardhezi shënjestruan ish-mesfushorin dhe ish-trajnerin e tyre, Antonio Conte, aktualisht i lidhur me Napolin.

Pas golit të tretë të shënuar nga Kostiç në minutën e 86-të, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke kënduar në kor:

“Antonio Conte, kërce me ne”.

Football Italia, e pranishme në ‘Allianz Stadium’ si media e akredituar, raportoi atmosferën në tribunat e tifozëve vendas, të cilët shprehën hapur ironinë ndaj ish-yllit të tyre.

Marrëdhënia mes Contes dhe tifozëve të Juventusit u përkeqësua ndjeshëm në vitin 2019, kur trajneri italian pranoi të marrë drejtimin e Interit, rivalit historik të “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, tallja ndaj Contes mbeti brenda kufijve sportivë dhe pa fyerje direkte.

Ndryshe ndodhi me Romelu Lukakun, i cili u prit me fishkëllima të forta nga publiku vendas kur u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, në paraqitjen e tij të parë për sezonin 2025-2026. /Telegrafi/