Please enter at least 3 characters.

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues!

2018/04/rmgarlic01jpg.jpg
467:"TORONTO, ON - SEPTEMBER 20, 2015 - Kira Goodman samples raw garlic and then has her breathe analyzed after providing a sample. A computer outputs the analysis. About 70 vendors took part in Garlicfest at Artscape Wychwood Barns park. Everything garlic was featured including a taste test and breathe analysis. Chocolate ice cream with garlic, garlic pizza, and numerous varieties of garlic for purchase. Photographed on SEPTEMBER 20, 2015. Rick Madonik/Toronto Star
12:"Toronto Star

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta konsumojmë që nga ajo të marrim atë që është më e shëndetshme

Akoma nuk është krejt e qartë se si pjesët përbërëse të hudhrës ndikojnë në organizëm, mirëpo hudhra vërtet ndikon si antibiotik, mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, mjet antikancerogjen dhe kundër inflamacionit, shkatërron kërpudhat dhe disa viruse, transmeton Telegrafi.

Kështu duhet të hahet hudhra:1. Para se ta konsumoni patjetër duhet ta ndrydhni në mënyrë që të shkaktoni reaksionin e enzimave nga të cilat krijohet alicina.

2. Çdo ditë do të duhej të hani nga tre thelpinj hudhre.

3. Është më mirë ta konsumoni të freskët.

4. Nëse e përpunoni në mënyrë termike, bëjeni por shkurt – jo më gjatë se 10 minuta.

Shumica e shmangin hudhrën për shkak të aromës së fortë. Është me rëndësi të dihet që ajo është pasojë e materieve të cilat përmbajnë squfur i cili i jep cilësitë shëruese.

Problemin me aromën e pakëndshme pas konsumimit të hudhrës mund ta zgjidhni me përtypjen e fletëve të majdanozit, kokrrave të kafes apo të maraqit (Foeniculum vulgare). /Telegrafi/