Shumë skuadra pas Zazas
19/07/2016
Për sulmuesin e Juventusit, Simone Zaza, ka shumë skuadra të interesuara.
Italiani ka qenë i lidhur me një kalim në Bundesliga, për një shumë prej 30 milionë euro.
“Simone sa është kthyer nga pushimet dhe ende nuk kemi pasur mundësi të flasim”.
“Në këto momente nuk ka interesim vetëm nga Wolfsburgu, por edhe nga skuadra të tjera”, ka thënë agjenti Christian Maifredi për calciomercato.com.
Zaza nuk ka pasur shumë hapësira te Juventusi këtë sezon, por sa herë është futur në lojë ka shënuar gola. /Telegrafi/


