Shuhet gazetari i njohur Gani Ajeti
04/01/2015
Ajeti ishte njëri ndër zërat e gjeneratës së parë të komentatorëve sportivë televizivë në Kosovë. Ai shquhet për kontributin e dhënë në gazetarinë dhe zhvillimin e sportit të Kosovës.
Ai pas një përvoje të gjatë si gazetar sportiv, kishte botuar edhe librin “Besa-Besë për Prishtinën”, që i dedikohej periudhës së lavdishme të KF Prishtina, si dhe librin “Liria dhe Futbolli” për KF Prishtina (1991-2000).
Pas Veli Vraniqit, i cili kishte ndërruar jetë në vitet e nëntëdhjeta dhe Kemajl Çarkaxhiut, i cili vdiq në vitin 2012, mbrëmë përjetësisht nga kjo botë u nda Gani Ajeti, një tjetër emër i madh i gazetarisë së sportit. /KP/Telegrafi/


