Shtatzëna u kap duke vjedhur, roja e teproi me sjelljet e dhunshme (Video)
12:"© BPM Media
07/07/2017
Katie Adams është zënë duke vjedhur në një lokal rrobash në West Middlands, por roja e ka tepruar duke u sjellë në mënyrë shumë të dhunshme.
Madje, ai ka vazhduar ta mbante për toke edhe pasi të pranishmit i treguan se ajo është shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Në momentin e arritjes së forcave të rendit, ajo u ka thënë se nuk ka asgjë me vete, megjithëse ka provuar të grabiste.
Derisa ajo do të gjykohet për tentim vjedhje, roja akuzohet për tejkalim kompetencash dhe sjellje agresive. /Telegrafi/


