Please enter at least 3 characters.

Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24-orë

2018/08/dhunee.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve kanë pranuar shtatë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastet kanë ndodhur në Obiliq, Podujevë, Malishevë, Gjakovë, Vushtrri e Zubin Potok.

Detaje nga raporti i PK-së:Obiliq 21.08.2021 - 03:36. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tre familjarëve të tij dy femra dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësore. I dyshuari gjendet në arrati.Obiliq 21.08.2021 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltMalishevë 21.08.2021 - 11:10.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.Gjakovë 21.08.2021 - 09:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti dy të dyshuara femra kosovare. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.Vushtrri 21.08.2021 - 11:56. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmoj fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.Zubin Potok 20.08.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkaktuar dhunë familjare ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/