Please enter at least 3 characters.

Shtatë këngët që duhet dëgjuar këtë muaj sipas mediave britanike, mesin e tyre edhe hiti i Dua Lipës (Video)

2017/02/dua-lipa-martin-garrix.jpg

Dua Lipa po vazhdon të krijojë karrierë në Britaninë e Madhe dhe të mbajë koncerte anembanë botës.

Këngëtarja ditë më parë ka publikuar këngën “Scared To Be Lonely”, të cilën e solli në bashkëpunimin me Martin Garrixin.

E kjo këngë duhet të dëgjohet dhe referohet si një ndër këngët për tu dëgjuar gjatë këtij muaji sipas gazetës britanike Standard.

Kjo e fundit ka përzgjedhur shtatë këngë që duhet të dëgjohen sa herë që fansat e muzikës kanë kohë.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/