Please enter at least 3 characters.

SHSKUK: Produkti medicinal që përdoret për qëllime diagnostike në imazheri është konfirmuar si i sigurt për përdorim

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se produkti medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik), i cili përdoret për qëllime diagnostike në imazheri, është konfirmuar si i sigurt për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit.

Vendimi është marrë bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike të kryera nga një Laborator për Kontroll dhe Cilësi jashtë vendit, si dhe në raportin e dërguar nga Departamenti i Farmako-vigjilencës në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

“Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se produkti plotëson standardet e sigurisë dhe cilësisë për përdorim mjekësor.

ShSKUK, siguron qytetarët se mbrojtja e shëndetit të pacientëve mbetet prioritet i vazhdueshëm, andaj ka ndjekur të gjitha procedurat e verifikimit, deri në konfirmimin përfundimtar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/