Shqiptohen 118 masa në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë
16/12/2022
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsejtë 118 shkelje të rregullave të trafikut në të gjithë territorin e Shkupit.
"Janë shqiptuar 17 masa për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 5 gjoba për tejkalim të parregullt.
Janë shqiptuar dhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, tre për kalim në semaforët të kuq...", njoftojnë nga MPB.


