Please enter at least 3 characters.

"Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë" - dalin pamjet nga thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Krushevë (Video)

2018/08/policia-mk.png

Gjatë shënimit të sotëm të "Ditës së Republikës" në Krushevë ku ka marrë pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov, disa pjesëmarrës kanë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

"Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë", janë thirrjet që u dëgjuan në "Meçkin Kamen" në Krushevë, gjatë kohës kur delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë vendoste lule para përmendores së të vdekurve në Kryengritjen e Ilindenit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Thirrjet diskriminuese janë kapur edhe nga kamerat, ndërsa as këtë vit shënimi i Ditës së Republikës nuk ka kaluar pa thirrje politike dhe raciste.

Sjellja e disa nga të pranishmëve është dënuar menjëherë në rrjetet sociale si sjellje pa dinjitet./Telegrafi/