Please enter at least 3 characters.

Shqiptarët në Londër mbledhin rreth 160 mijë euro ndihmë për familjet në nevojë në Suharekë dhe Skenderaj

2020/02/londer.jpg

Shqiptarët që jetojnë në Londër kanë dhuruar rreth 160 mijë euro në një aktivitet  humanitar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Në tubimin e organizuar nga biznesmeni i sukseshëm në Londër, Xhavit Krasniqi, krahas udhëheqësit të kësaj shoqate Halil Kastrati, kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete nga jeta publike në Kosovë e Londër.

Tubimin e kanë përshendetur edhe kryetarët e komunave ku do të shkojnë mjetet e grumbulluara, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Suharekës Bali Muharremaj.