Please enter at least 3 characters.

Shqiptarët e shpërfytyruan avokaten me acid

2016/01/f.0503232208791_m.gif

I ndaluari i dytë u identifikua si 31 vjeçari shqiptar Rubin Talaban, i akuzuar për djegien me acid të avokates Lucia Annibali, i cili u ndalua në San Salvo Marina.

31 vjeçari, siç raporton NOA, ishte fshehur në një banesë së bashku me dy bashkatdhetarët e tij, të akuzuar për fshehje të autorit krimit, ndërsa po përgatitej për tu kthyer në Shqipëri nëpërmjet një fugoni që do të kalonte nga Trieste, Spalato, Maqedoni, për të mbërritur më tej në Shqipëri.

Pas informacioneve të mbledhura, policia rrethoi banesën ku ndodhej i riu, duke bërë arrestimin e tij.

Talaban, me origjinë nga Shkodra, u dërgua në ambientet e paraburgimit në pritje të gjykimit të tij.

Pak ditë më parë policia ndaloi edhe një shqiptar tjetër i akuzuar si bashkautor në sulm, i identifikuar si Altistin Precetaj.

Natën e sulmit, policia italiane ndaloi si urdhërues të sulmit kolegun dhe ish të fejuarin e viktimës, Luca Varani, 35 vjeç. Avokatja e djegur me acid ishte ndarë me Varanin vjeshtën e shkuar, pasi kishte zbuluar se ai kishte lidhje me një femër tjetër.

Nga hetimet rezultoi se Varani nuk kishte hequr dorë prej Lucias, pavarësisht se nga e dashura e re priste një fëmijë.

Dy shqiptarët e ndaluar dyshohet se janë paguar prej avokatit për të shpërfytyruar avokaten e cila është dëmtuar rëndë, veçanërisht në pjesën e fytyrës dhe njërit sy. /Telegrafi/