Please enter at least 3 characters.

Shqipëri: Zjarr në një banesë, humb jetën 2-vjeçari

2020/01/fotoooo-1-730x313-696x298-1.jpg

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Raportohet se një fëmijë është asfiksuar nga tymi brenda banesës.I mituri mësohet se i përket moshës 2 vjeçare. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi.Policia bën me dije se, sot rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton tch.