Shpëton lehtë Berisha, dënohet vetëm 10 ditë
20/03/2015
Gardiani i Kombëtares së Shqipërisë kishte nënshkruar kontratë me dy klube dhe kjo bëri që ai të dënohet.
Etriti është dënuar me 10 ditë moslojë, pasi nënshkroi kontratë me Lazion, ndërsa paraprakisht kishte nënshkruar edhe me Chievon.
Gjithashtu, Lazio u dënua me 15 mijë euro, pasi nënshkroi me një lojtar që veçse kishte nënshkruar me një skuadër tjetër, përcjell faqja zyrtare e FIGC.
Ndryshe, Berisha kishte deklaruar se nënshkroi kontratën me Chievon duke menduar se po nënshkruante vetëm parakontratë, pasi nuk e kuptonte gjuhën italiane.
Dënimi i lojtarit do të kryhet me datë 29 mars të këtij viti dhe do të mund të jetë përsëri në dispozicion të Lazios. /Telegrafi/


