Please enter at least 3 characters.

Shpërthim tritoli në shtëpinë e të moshuarës në Orikum të Vlorës

2016/07/orikumi.jpg

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik te banorët e Orikumit, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 02:00, në Orikum, në verandën e banesës së shtetases Elansi Bello, 68 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /Telegrafi/