Shpërthim në qytetin sirian, 43 të vdekur dhe 60 të plagosur
07/01/2017
Të paktën 43 persona janë vrarë nga një shpërthim me makinë bombë në qytetin e mbajtur ende nga rebelët sirianë Azazit, i cili gjendet afër kufirit me Turqinë
Shpërthimi ndodhi jashtë një gjykate të qytetit, vetëm 7 kilometra larg kufirit turk, njofton BBC, transmeton Express.
Azazit ka qenë kohët e fundit në shënjestër nga grupi terrorist i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Shpërthimi i fundit vjen midis një armëpushimi mbarëkombëtar – ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
Asnjë grup terrorist nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, mirëpo besohet se rreth 60 persona u plagosën.


