Shpërthim në Moskë, rreth gjashtë kilometra larg Kremlinit – pesë ditë para paradës së planifikuar në Sheshin e Kuq
Një shpërthim u dëgjua natën mes 3 dhe 4 majit në Moskë, rreth gjashtë kilometra larg Kremlinit, që dyshohet se ishte për shkak të një sulmi me dron.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryebashkiaku Sergei Sobyanin konfirmoi sulmin – nga i cili thuhet se nuk ka viktima.
Në të njëjtën kohë, dronë u panë gjithashtu mbi Samara, sipas kanaleve OSINT dhe kryebashkiakut të kryeqytetit rus.
Siç theksohet më tej, një shpërthim ndodhi në zonën e Rrugës Mosfilmovskaya dhe në rrjetet sociale janë publikuar imazhe të ndërtesës së dëmtuar.
⚡️ BREAKING: Attack on Moscow — explosions reported six kilometers from the Kremlin
During the night, a drone struck a high-rise building on Mosfilmovskaya Street.
Mayor Sobyanin confirmed the attack. No casualties have been reported.
According to monitoring channels, UAVs… pic.twitter.com/V5WWbIL1e6
— NEXTA (@nexta_tv) May 4, 2026
Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe rrugët aty pranë janë mbyllur.
"Sipas informacioneve paraprake, një dron goditi një ndërtesë pranë Rrugës Mosfilmovskaya. Nuk ka viktima. Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje", shkroi kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.
Sipas kanaleve të monitorimit, dronët ukrainas manovruan mbi qytet në lartësi jashtëzakonisht të ulëta.
Sulmi ndodhi pesë ditë para paradës së planifikuar të 9 majit në Sheshin e Kuq. /Telegrafi/


