")
Please enter at least 3 characters.

Shpërthen vullkani në Malin Sinaburg të Indonezisë, banorët këshillohen të qëndrojnë larg nga lava

2020/08/indonesia_volcano_15083-jpg-e487d_014b9f6cca55be960fb298c4ea27d29c-scaled.jpg
343:"Mount Sinabung spews volcanic materials during an eruption, in Karo, North Sumatra, Indonesia, Sunday, Aug. 23, 2020. Sinabung is among more than 120 active volcanoes in Indonesia, which is prone to seismic upheaval due to its location on the Pacific "Ring of Fire," an arc of volcanoes and fault lines encircling the Pacific Basin. (AP Photo)
2:"AP

Një vullkan në Malin Sinaburg të Indonezisë perëndimore, nxori një ortek të reve ngjyrë hiri përreth burimit të saj të dielën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani në Sumatrën e Veriut, po vërshonte tym dhe hi më shumë se 1,000 metra në ajër, kurse pluhuri u shtri në një sipërfaqe me një kilometër në jug-lindje, tha Qendra e Vullkanologjisë në Indonezi.

Banorët e kësaj zone u këshilluan nga autoritetet që t’i qëndrojnë larg këtij krateri së paku pesë kilometra, dhe të njëjtit duhet të bënin kujdes nga lava.

Ndërkohë Ministria e Transportit deklaroi të dielën se shpërthimi nuk kishte ndikuar tek udhëtimet ajrore.

Bëhet e ditur se rreth 30 mijë njerëz janë detyruar të shpërngulen viteve të fundit nga shtëpitë e tyre, si pasojë e rreziqeve. /Telegrafi/