Shpërthen gypi i kanalizimit në Klinikën e Pediatrisë, sqarojnë nga ShSKUK
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
25/08/2025
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, në mesnatë ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll.
“Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


