Please enter at least 3 characters.

Shpërthen bombola e gazit në Durrës, plagosen dy persona

2021/08/Zjarr-ne-nje-banese-ne-Korce-shperthen-bombola-e-gazit-1024x576-1.jpg
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Durrës.

Policia bën të ditur se në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombol gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.