Shpallen më të mirët në kik-boks
29/02/2012
Epiteti i kik-boksierit më të mirë i takoj Yll Maliqit nga klubi Prishtina, ndërsa kik-boksierja më e mirë u shpall Myrvete Uka nga klubi Kosova Vushtri.
Kosova e Vushtrrisë ishte klubi më i miri për vitin 2011. Gjyqtari më i mirë u zgjodh Fatmir Sopi, trajneri më i mirë Lutfi Mumxhija i Kosovës së Vushtrrisë ndërsa punëtori më i mirë sportiv i kësaj dege u zgjodh Faton Xhakli. /Telegrafi/


