Shokon klubi i Ligës Premier, rivalizon Man Cityn e Arsenalin për Sandro Tonalin
Tottenham Hotspur po monitoron nga afër situatën e Sandro Tonalit dhe e ka identifikuar mesfushorin italian si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës, raporton “talkSPORT”.
Trajneri Roberto De Zerbi thuhet se është shtytësi kryesor i interesimit për yllin e Newcastle United, teksa londinezët tashmë kanë kontaktuar kampin e lojtarit. Megjithatë, deri më tani nuk kanë nisur negociata zyrtare me klubin anglez.
Interesimi për Tonalin nuk mungon as nga rivalët e Ligës Premier, me Arsenalin dhe Manchester Cityn që po ashtu po e ndjekin me vëmendje situatën e 26-vjeçarit.
Pavarësisht interesimit të madh nga Anglia, preferenca aktuale e reprezentuesit italian mbetet rikthimi te Milani, klub ku kaloi tri sezone të suksesshme para transferimit te Newcastle në vitin 2023 për rreth 52 milionë funte.
🚨 EXCLUSIVE: Tottenham have entered the race to sign Sandro Tonali! 💣🇮🇹
De Zerbi wants Tonali as new star for the midfield, ideal to step up #THFC level.
Spurs ready to face Man City and Arsenal in the race for Tonali for new ambitious project to prove their intentions. pic.twitter.com/Y1PGAClq8F
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2026
Gjatë periudhës së tij në “San Siro”, Tonali ishte një nga figurat kyçe në skuadrën që fitoi titullin e Serie A në sezonin 2021/22.
Mesfushori ka kontratë me Newcastle deri në verën e vitit 2028, ndërsa sezonin e kaluar zhvilloi 53 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre gola dhe shtatë asistime.
Megjithatë, paraqitjet e tij nuk mjaftuan për t’i ndihmuar “Magpies” të siguronin një vend në garat evropiane. Newcastle e mbylli sezonin në vendin e 12-të në tabelë, katër pikë larg zonës që siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës./Telegrafi/


