Please enter at least 3 characters.

Shoferi merr me vete macen, që i shpëtoi shtypjes nga dhjetëra vetura (Video)

2016/09/Shoferi-adoptoi-macen-e-vogël-e-cila-i-shpetoi-shtypjes-nga-dhjetera-vetura-foto.jpg

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihet një mace e vogël që përpiqej të kalonte rrugën.

Por, kafsha struket në mes të asfaltit, sepse veturat që kalonin me shpejtësi e frikësonin dhe nuk kishte guxim të lëvizte, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo qëndronte në mes të shiritit, shoferët kujdesen dhe bëjnë lëvizje që të mos e shtypin, ndërsa një makinë ndalon para saj.

Nga vetura Peugeot del një burrë i cili e prek ngadalë dhe më pas e merr me vete.

Krahas shumë pëlqimeve, dashamirët e kafshëve e kanë vlerësuar lartë këtë njeri dhe i kanë dhënë komente pozitive. /Telegrafi/